Skip to content
Rajoni

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës pro vendimit të Metës: “Mbrojti kufijtë…”

· 1 min lexim

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka përshendetur vendimin e Presidentit, Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Ajo thotë se nuk u dekretua kandidati për ministër të Jashtëm që ishte pro përpjekjes për të prekur kufijtë,  dhe se vendimi i Metës është vizionar dhe në mbrojte të kufijve të Kosovës.

Statusi i Plotë

Ndërsa një reagim kundër ka qenë ai i kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ‘turp të madh’ vendimin e presidentit.