Ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka, thirrje studentëve: “Sot ata janë bashkë, sepse sot ata kanë frikë nga ju!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, me një status të shpërndarë  në profilin e tij në Facebook, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që po zhvillohet nga studentët në lidhje me kërkesat e tyre për uljen e tarifave arsimore. Duke i përgëzuar ata për iniciativën, Muka gjithashtu u ka sugjeruar që në listën e kërkesave të studentëve të shtohet edhe kërkesa që të behen publike diplomat edhe dokturaturat e politikanëve dhe rektorëve/dekanëve për të parë nivelin e tyre arsimor.

Reagimi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka:

“Rinia shqiptare tashmë po bashkohet nën një zë: Dije dhe arsim cilësor! Forca rinia, jemi të gjithë me ju!

Politikanët ju quajnë ngelësa dhe barrë për shoqërinë?! Sot do ju këshilloja të shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj: të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor. Shumica e politikanëve shqiptarë, që qeverisin dhe në opozitë, nuk kanë diploma, prandaj ata nuk e duan arsimin dhe dijen- prandaj nuk e duan rininë. Sot ata janë bashkë, sepse sot ata kanë frikë nga ju!

Por ju keni forcën e dijes me vete, një forcë që nuk e mposht asgjë! Largoni çdo politikan që ju bashkangjitet në protestë, ata duan t’ju përdorin! Mos u ndalni në kërkesën tuaj për dije! Vetëm një universitet cilësor mund t’ju sigurojë një të ardhme prosperiteti! Sot jemi të gjithë me ju, ju jeni shpresa!”

Vetë Muka pak kohë më parë bëri publik skandalin e plagjiaturës së diplomës së ish-zëvendës ministrit të Arsimit Ervin Demo. Pas dorëheqjes së Demos, posti i tij iu dha Taulant Mukës, por pas vetëm 15 ditësh nga emërimi, ai dha dorëheqjen duke deklaruar publikisht se nuk pajtohej me politizimin e sistemit arsimor në Shqipëri.

Shpërndaje
Share.

Komento