Skip to content
Politikë

Ish-shefi i krimeve të Elbasanit kërkon pafajsinë nga Gykata e Lartë

· 1 min lexim

Ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan, Leonard Palushi kërkon pafajsinë nga Gjykata e Lartë. Ai kundërshton vendimin e GJKKO, e cila la në fuqi vendimin për dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg.

Ish-polici u shpall fajtor për korrupsion pas hetimeve nga SPAK, ku u zbulua se kishte përfituar një mjet “Mercedez Benz” nga Erion Alibej.

Prokuroria thekson se makina iu dh atij për të devijuar hetimet për vrasjen e Emilano Ramazanit. Leonard Palushi përveç dënimit me burg është dënuar dhe me sekuestrimin e mjetit dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.