Skip to content
Aktualitet

Ish-presidentit Nishani i ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë, postimi i tij prekës për të

· 1 min lexim

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka humbur një prej njerëzve të tij më të shtrenjtë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani ka lajmëruar humbjen e nënës së tij.

Nishani ka shkruar se dhimbja për humbjen e nënës është aq e madhe sa e ka bërë të qajë si fëmijë. Të shumë janë ndjekësit që i shprehin ngushëllime të gjejë forcën për ta përballur humbjen.

“Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”,- shkruan ai.