Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar liri në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës “arrest në burg”.
Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga gjykata e posaçme.
Në 4 korrik të këtij viti Beqaj u arrestua për abuzim me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte SASPAC.
Disa ditë më parë ish-ministrit iu sekuestrua edhe apartamentin në Lungomare.