Skip to content
Politikë

Ish-ministri, Ilir Beqaj kërkon liri në Gjykatën e Lartë

· 1 min lexim

Ish ministri i shëndetësisë,  Ilir Beqaj ka kërkuar liri në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës  “arrest në burg”.

Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga gjykata e posaçme.

Në 4 korrik të këtij viti Beqaj u arrestua për abuzim me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte SASPAC.

Disa ditë më parë ish-ministrit iu sekuestrua edhe apartamentin në Lungomare.