Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka lë qelinë

12:00 07/08/2025
Reading Time: 2 min lexim
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka lë qelinë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka përfituar një leje të përkohshme daljeje nga burgu i Durrësit për një periudhë prej 8 orësh, nga ora 11:00 deri në orën 19:00, për shkak të një situate familjare emergjente.

Ai është larguar nga burgu për të vizituar të ëmën, e cila po përballet me probleme serioze shëndetësore.

Leja e daljes është miratuar nga Ministria e Drejtësisë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe drejtori i burgut të Durrësit.

Lefter Koka mbahet në qeli që nga dhjetori i vitit 2021, në kuadër të hetimeve dhe dënimeve për aferën e inceneratorëve. Ai është dënuar me dy vite burg për inceneratorin e Tiranës, dënim që është konsideruar i shlyer për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.

Megjithatë, ish-ministri ka edhe një dënim tjetër prej 6.8 vitesh për inceneratorin e Elbasanit. Për rastin e inceneratorit të Fierit, ku gjithashtu figuron emri i tij, çështja është ende në rigjykim.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Posaçme dënoi Lefter Kokën me 3 vjet burg për aferën e inceneratorit të Tiranës, duke i zbritur një vit për gjykimin e shkurtuar. Përveç dënimit me burg, Koka do të jetë i ndaluar për pesë vite që të mbajë funksione publike.

Gjithashtu, SPAK ka çuar për gjykim disa nga të akuzuarit e kësaj afere, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Mes tyre është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili akuzohet për përfshirje në falsifikimin e dokumenteve në bashkëpunim me Kokën dhe kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi, për inceneratorin e Elbasanit.

Bllakos i është dhënë dënim prej 2.8 vitesh burg dhe pesë vjet ndalim ushtrimi i funksioneve publike, ndërsa po ashtu është dënuar me 2.8 vite për inceneratorin e Fierit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: lefter koka

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para
U gjet i groposur 1 km larg banesës së tij, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta

U gjet i groposur 1 km larg banesës së tij, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English