Skip to content
Kryesore

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço thirret në SPAK

· 1 min lexim

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur sot në dyert e SPAK.

Nuk bëhet me dije se pse deputeti i Partisë Socialiste është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai është paraqitur i vetëm në SPAK dhe nuk ka komunikuar as me gazetarët për të bërë të ditur arsyen e paraqitjes në SPAK.

Kujtojmë se Naço ka qenë ish-ministër i Drejtësisë, nga viti 2013-2015. Në vitin 2015 ai dha dorëheqjen nga posti publik.