Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur sot në dyert e SPAK.
Nuk bëhet me dije se pse deputeti i Partisë Socialiste është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai është paraqitur i vetëm në SPAK dhe nuk ka komunikuar as me gazetarët për të bërë të ditur arsyen e paraqitjes në SPAK.
Kujtojmë se Naço ka qenë ish-ministër i Drejtësisë, nga viti 2013-2015. Në vitin 2015 ai dha dorëheqjen nga posti publik.