Skip to content
Politikë

Ish-ministri belg “përgënjeshtron” Ramën/ Sytë nga Shqipëria për refugjatët

· 1 min lexim

Belgjika është vendi i radhës pas Italisë që po shqyrton si mundësi sjelljen e azilkërkuesve në Shqipëri. Në një intervistë për median vendase, ish-ministri belg i Emigracionit, Theo Francken u shpreh se për të ezauruar çështjen e emigracionit, po shqyrtojnë si mundësi Shqipërinë, RMV pra vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mendoj se është më mirë të marrim modelin australian që u lansua nga socialistët australian. Ata mbrojnë më mirë kufijtë e tyre dhe parandalojnë hyrjet e paligjshme. Procedura, si modeli britanik, do të kontraktohet jashtë kufijve evropianë: Jo në Ruandë, por ne po shikojmë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, pra Ballkanin për shembull,”- tha ai.

Kjo deklaratë nga ana e ish-ministrit belg sjell hije dyshime dhe bie në kontradiktë me atë që tha mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Report” në Rai 3. Ai deklaroi se emigrantët i presin nga Italia, e se nuk ka në plan asnjë marrëveshje me asnjë vend tjetër