Skip to content
Të Gjitha

Ish-Kryeprokurori Llalla një ndër 160 pasagjerët e avionit që u grabit sot në Rinas

· 1 min lexim

Në grabitjen e sotme në Rinas, siç e kemi theksuar dhe më përpara udhëtonin 160 pasagjer.

Avioni nisej nga Tirana për në Vjenë, dhe në të ishte pasagjer dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla .

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila ka shpjeguar edhe dinamikën e grabitjes e cila ndodhi sot në orën 15.00 në pistën e aeroportit.

Tre grabitësit çanë rrethimin e pistës së aeroportit dhe u afruan poshtë avionit ku morën thasët me 10 milionë euro.

Gazetarja Lala  u shpreh se grabitësi, u vra 300 metra larg aeroportit dhe mbante maskë silikoni që të dukej më i moshuar

“Personi i vrarë, duket si punonjës sigurie në aeroport, vetëm 300 m larg aeroportit, ai humbi jetën si pasojë e shkëmbimit me zjarrë. Dyshohet se mosha e tij nuk është më shumë se 35 vjeç. Grabitësit përdorën darë për të hapur portën dhe i detyruan punonjësit të ulen përtokë. Skena e ngjarjes u pa nga pasagjerët në avion. Kur u konstatua se persona të panjohur kishin hyrë, u njoftua ICTS.  Ata tentuan të largohen nëpërmjet një ure të vogël.”-  është shprehur Klodiana Lala.