Skip to content
Rajoni

Ish-komandanti i UÇK-së del para Gjykatës së Hagës: Jam Kadri Veseli! Kam lindur në Mitrovicë…

· 2 min lexim

Është deklaruar tërësisht i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës dhe ka qëndruar stoik dhe krenar përpara trupës gjykuese të Hagës. Ky ka qenë qëndrimi i sotëm i kreut të PDK-së, dhe ish-komandant i UÇK-së, Kadri Veselit, para Gjykatës së Hagës.

Veseli ka thënë vetëm pak fjalë kur është pyetur nga gjykatësi sa për të deklaruar para trupës se është i pafajshëm.

Veseli është deklaruar se është me ndërgjegje të plotë tërësisht i pafajshëm, për të gjitha pikat e aktakuzës.

“Faleminderit i nderuar. I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat. Më lejoni të deklarohem me ndërgjegje të plotë se, jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”,- tha Veseli.

Gjyqtari: Zoti Veseli ngrihuni në këmbë.

Kadri Veseli: Unë jam Kadri Veseli. Kam lindur 31 maj në Mitrovicë, shteti i Kosovës.

Gjyqtari: E ndiqni procedurën në një gjuhë që e kuptoni? Konfirmoni se e kuptoni dhe e flisni gjuhën shqipe?

Kadri Veseli: Po, zoti gjykatës.

Për të do të caktohet një datë për seancë tjetër pasi kjo e sotmja ishte vetëm e para dhe nuk ka vendim. Veseli, Thaçi, Krasniqi, Selimi dhe disa ish-liderë të UÇK-së akuzohen për disa krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Ata janë të gjithë në Hagë, ku po zhvillohet dhe proces gjyqësor ndaj tyre.

Featured image of article: ‘Unë jam Kadri Veseli’/ Ish-kryeparlamentari i Kosovës del para “Speciales”: Kam lindur në Mitrovicë

/GazetaReforma.com/