Skip to content
Aktualitet

Ish-deputetja Jorida Tabaku, në pritje të ëmbël, pret të bëhet nënë për herë të tretë

· 1 min lexim

Jorida Tabaku konsiderohet si një nga femrat më me influencë në politikën shqiptare.

Ajo shpesh  komentohet edhe për pamjen e saj, duke u renditur një ndër femrat më sharmante.

Gjithnjë e matur dhe duke ruajtur feminalitetin,  ajo ka krijuar një profil të sajin, ku njerëzit e duan.

Përpos krizës politike, ish-deputetja është duke shijuar momente të bukura, pasi është në pritje të ëmbël.  Ajo pret të sjellë në jëtë fëmijën e saj të tretë. Kujtojmë që në 2017,  Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris.

Ndërkohë, edhe pse shtatzënë duket se Jorida nuk i ka braktisur për asnjë moment protestat e opozitës, duke duruar edhe gazin lotjsellës që hedh policia. Ish- deputetja është në muajt e parë të shtatzënisë, pasi ende nuk vihet re barku i saj i rrumbullakosur.