Edhe këtë të hënë pedagogët u mblodhën para korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku kanë ripërsëritur për të disatën herë kërkesat e tyre. Aleko Miho pedagog në Fakultetin e Shkencave, gjatë fjalës së tij gjatë protestës u shpreh se duhet të ketë një mbështetje më të madhe për arsimin publik. Ndër të tjera ai i bëri thirrje kreut të qevereisë që të mos merret me etiketime dhe me persona të përveçëm, duke referuar edhe deklaratave të kryeministrit Rama që e quajti kreun e Sindikatës së Pedagogëve Sandër kovaçi, shiks. Sipas Mihos situata është mjaft e vështirë, ndaj i bën thirrje qeverisë të marrë masa dhe të plotësojë kërkesat e pedagogëve
Ai i bëri thirrje qeveritarëve të dëgjojnë zërin ndryshe, pa etiketime, referuar edhe deklaratave të kryeministrit Rama ndaj kreut të Sindikatës së Pedagogëve Sandër kovaçi, i cili u quajt nga kreu i qeverisë së shiks.
“Është cënuar dinjiteti i akademikëve dhe intelektualizmi që është zbehur në vend. Kemi gjetur rrugë të ligjshme për të rrumbullakosur të ardhurat, dikush si pedagog i jashtëm, konsulent apo biznes. Kërkesa jote mundtë duket e tepruar në një vend që ka shumë varfëri. Shumë prej nesh bashkohen në misionin e përbashkët. Burrat e shtetit duhet të gjejnë forcën të dëgjojnë zërin ndryshe pa etiketime. Kjo është demokracia.
Unë dhe familja ime bëjmë një jetë modeste e kështu kemi edukuar edhe fëmijët. ndjehem krenar për çfarë kam bërë këto vite. Kemi pasur mundësi të largohemi por bindja ime është që arsimi publik lejon që misionin tonë ta kryejmë më mirë këtu. Qeveria të shtrëngohet diku gjetke që të mbështesë arsimin publik. Unë vetë jam me bindje të majta”, tha ai.