Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investimet rrugore rriten 3.7 herë më shumë për 2025, por realizimi mbetet i dobët

10:41 09/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Nevojat për financimin e transportit rrugor në vitin 2025 janë rreth 109,4 miliardë lekë, afërsisht 1,1 miliardë sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave në buxhetin afatmesëm 2025-2027.

Kjo shumë që kërkohet për financim vitin që vjen është 3.7 herë më e madhe se programi i këtij viti, ku financimet për programin e transportit rrugor janë parashikuar në vlerën e 29,3 miliardë lekëve, sipas ndryshimeve në aktin e fundit normativ të buxhetit 2024. Sipas tabelës së Ministrisë së Financave, kostoja e politikave ekzistuese të miratuara në tavanet buxhetore për vitin që vjen është rreth 52 miliardë lekë, ndërsa kostoja e politikave të reja në transportin rrugor kërkon 57,3 miliardë lekë. Shuma totale që kërkohet për financimin e rrugëve vitin që vjen është rreth 109,5 miliardë lekë, referojnë të dhënat.

Për vitet e ardhshme 2025-2027, financimet e nevojshme për rrugët për projektet ekzistuese dhe ato të reja në transportin përllogariten 203 miliardë lekë, ose 2.3 miliardë euro. Këto financime janë rekorde historike.

Shpenzimet më të larta në infrastrukturën rrugore, do të vijnë nga disa projekte të reja në ndërtimin e akseve në Korridoret 8 dhe 10 pjesë e rrjetit kryesor TENT në Europë dhe zgjerimit të Autostradës Tiranë-Durrës. Me rritjen e të ardhurave buxhetore, qeveria ka kthyer vëmendjen nga infrastruktura fizike, sidomos rrugët, portet dhe aeroportet. Teksa fondet për investimet po vijnë me rritje, realizimi i tyre në terren ka ecuri të dobët. Programi buxhetor i investimeve kapitale është më i madhi në histori me 150,5 miliardë lekë (1,5) miliardë euro, realizimi i 8-mujorit është më i ulëti së paku që nga viti 2020.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në 8-mujor u alokuan 41 miliardë lekë nga buxheti në formën e investimeve kapitale. Kjo ishte vlera më e ulët e 5 viteve të fundit. Në raport me planin e periudhës, realizimi ishte 15 për qind më i ulët. Nga janari në gusht 2024 është realizuar vetëm 27.8 për qind e fondit vjetor të investimeve publike prej 150,5 miliardë lekësh. Teksa programi i investimeve hasi në vështirësi këtë vit, qeveria në dy rishikimet që i bëri buxhetit 2024, i rriti edhe më tej financimet për këtë zë, duke shkurtuar disa programe të shëndetësisë dhe të bujqësisë që tashmë janë sektorë të nën financuar

BURIMI: Monitor.al

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kostojaMinistria e Financaveterrentransporti rrugor

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
SPAK anulon kontratën 1 mln € , por më pas ja dha të njëjtës kompani

SPAK anulon kontratën 1 mln € , por më pas ja dha të njëjtës kompani

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English