Skip to content
Të Gjitha

Investim në rrjetin e ri të ujësjellsit në Tiranë, ja lagjet që përfituan

· 1 min lexim

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve  ka përfunduar në Tiranë, investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Jusuf Vrioni”, një investim nga i cili përfitojnë qindra familje.

Si rezultat i këtij investimi banorët e dy rrugëve në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë.

Ndërkohë theksohet se në rrugën “Xhanfize Keko” është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit. Ky investim i Bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit ka bërë të mundur një kapacitet të shtuar të furnizimit me ujë të pijshëm.

Gjatë ditëve të fundit, grupet e punës të UKT-së kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. UKT-ja ka nisur po ashtu punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues në impiantin e Bovillës, si dhe të shtrimit të linjës së re të furnizimit me ujë që do shërbejë për zonat periferike.