Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investigimi tronditës i medias publike austriake: Edi Rama përdori ndalimin e TikTokut si ‘Kalë Troje’

13:55 10/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar së fundmi një reportazh investigativ me disa pjesë që trajtojnë ndalimin e TikTokut në Shqipëri.

Në këtë dokumentar të titulluar “Vendi pa TikTok, Shqipëria si laborator testimi”, gazetarja Franziska Schinderle paralajmëron se qeveria shqiptare përdori këtë ndalim si një mënyrë për të zbatuar një teknologji të quajtur “Deep Packet Inspection”.

Ky skandal u bë i njohur fillimisht nga eksperti Besmir Semanaj, i cili jeton dhe punon në Vjenë. Edhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë e shohin DPI-në si një mjet që mund të përdoret për censurë dhe mbikëqyrje.

Gazetarja nuk kishte njohuri të mëparshme për DPI-në dhe kontaktoi specialistë IT, mes tyre edhe Dirk Schomakers nga organizata gjermane D64, i cili i shpjegoi funksionimin teknik të kësaj metode.

Në thelb, interneti funksionon duke dërguar të dhëna në paketa, të cilat përmbajnë informacion mbi dërguesin dhe marrësin, duke lehtësuar kështu transmetimin e tyre nga pika A në pikën B.

DPI u mundëson ofruesve të internetit, si Vodafone, të analizojnë këto paketa: të matin madhësinë, të hetojnë përmbajtjen e tyre pa i hapur drejtpërdrejt. Kjo metodë lejon filtrimin dhe kontrollin e trafikut në rrjet, duke mundësuar bllokimin e faqeve ose aplikacioneve pa dijeninë e përdoruesit.

Në Shqipëri, ky proces është zbatuar pa transparencë dhe pa njoftuar publikun, gjë që sipas Besmir Semanajt është e papranueshme. Ai u bë publik përmes rrjeteve sociale, duke marrë informacione nga persona brenda kompanive të internetit që kanë instaluar pajisjet DPI në serverat kryesorë.

Megjithatë, DPI nuk është domosdoshmërisht negative. Në shumë kompani përdoret për të zbuluar programe të dëmshme dhe për të menaxhuar trafikun në mënyrë më efikase. Por në duart e qeverive autoritare, kjo teknologji mund të përdoret për censurë dhe mbikëqyrje masive.

Me DPI mund të bllokohen lidhjet VPN, faqe të caktuara, por përmbajtja e bisedave të koduara në aplikacione si Signal apo WhatsApp mbetet e mbrojtur. Megjithatë, mbeten meta-datat që tregojnë se kur, me kë dhe për çfarë platforme ka pasur komunikim. Këto të dhëna, kur mblidhen në masë, mund të zbulojnë shumë për jetën private të individëve.

Besmiri jep shembuj konkretë se si DPI mund të analizojë sjelljen e përdoruesve në shkallë kombëtare, duke zbuluar faqet e preferuara, interesat personale, përfshirë edhe çështje të ndjeshme si përdorimi i kriptovalutave apo bindjet fetare.

Për më tepër, gjatë protestave, qeveritë që përdorin DPI mund të ndërhyjnë duke bllokuar aksesin në aplikacione dhe duke ngadalësuar internetin, një praktikë e zakonshme në vende si Turqia, ku presidenti Erdogan ka përdorur DPI për të censuruar faqet e lajmeve dhe Wikipedia-n.

Problemi kryesor sipas Besmirit është mungesa e një kuadri ligjor dhe transparence në Shqipëri. Ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian mbrojtja e të dhënave është rregulluar ligjërisht, në Shqipëri përdorimi i DPI-së është bërë vetëm me urdhër qeveritar, pa miratim ligjor apo kontroll gjyqësor.

Gazetarja Franziska ndjen shqetësim për impaktin që ka kjo teknologji në demokracinë shqiptare, sidomos kur vendi aspiron anëtarësimin në BE.

Ajo bisedoi sërish me ekspertin gjerman Dirk, i cili nënvizoi se përdorimi i DPI-së në shtet ka pasoja serioze për privatësinë dhe liritë qytetare, veçanërisht në një sistem demokratik.

Në Europë, DPI përdoret kryesisht në sektorin privat, dhe gjithmonë me informimin dhe pëlqimin e punonjësve. Por shteti, me fuqinë e tij, mund të shfrytëzojë këtë teknologji për kontroll të tepruar.

Ky rast ngre pyetje se deri ku do të shkojë kontrolli i qeverisë shqiptare mbi internetin dhe jetën private të qytetarëve, duke hapur një “Kutë të Pandorës” të vëzhgimit dhe censurës.

Gazetarja takoi edhe një profesionist lokal që konfirmoi se Shqipëria ka blerë këtë teknologji nga Izraeli, një fakt që rrit shqetësimet mbi mënyrën e përdorimit të saj.

Përvojat nga vende të tjera, si Rusia, Turqia, Kina dhe Irani tregojnë se DPI është një mjet i preferuar i regjimeve autoritare për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe monitorimin e qytetarëve.

Në Rusi, qeveria detyroi kompanitë e internetit të instalojnë pajisje DPI për të bllokuar aksesin në shërbime anonime si Tor. Në Turqi, Erdogan ka përdorur DPI për të bllokuar VPN-të dhe shërbime të tjera. Në Kinë dhe Iran, DPI përdoret për kontroll dhe censurë të ngurtë të përmbajtjeve në internet.

Ky reportazh hedh dritë mbi një fenomen shqetësues që prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe shumë vende të tjera që përdorin teknologjinë DPI si mjet për kontrollin dhe kufizimin e lirisë online.

Etiketa: media austriaketik tok

Të lidhura

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, duke e dërguar...

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renis Dobrës, 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit, ngjarje që po...

18:33 10/07/2025
Para
Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

18:49 10/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

18:33 10/07/2025
Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

Vijon “tmerri” në Gaza/ Sulmet izraelite vrasin 8 fëmijë pranë një qendre shëndetësore

18:07 10/07/2025
Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

17:48 10/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.