Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investigimi i RAI 3, grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama

18:51 25/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për investigimin e “Rai 3”. Në këtë dokumentar përmendej edhe vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama,”– thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paraqet kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e Rai 3 dhe ndërhyrjen e papranueshme të Kryeministrit tek drejtuesit e këtij televizioni

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot një interpelancë urgjente me Kryemisnitrin Edi përsa i përket investigimit të bërë ndaj Olsi Ramës dhe Engjëll Agacit televizioni shtetëror italian Rai 3 dhe raportimeve për ndërhyrje ndaj kësaj media nga Edi Rama. Në kërkesën e depozituar theksohet se në datën 22 Prill 2024, emisioni “Report” në televizionin publik italian RAI 3 ka publikuar një investigim për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës. Në këtë investigim paraqiten informacione dhe të dhëna konkrete lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën dhe përfshirjen e tij në aferën e narkotrafikut të Laboratorit të Xibrakës. Po ashtu, investigimi paraqet fakte dhe të dhëna mbi lidhjet dhe njohjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar dhe italian.

Në përgjigje të këtij investigimi, kryeministri Rama ka lëshuar akuza dhe fyerje të forta në drejtim të kanalit televiziv italian RAI 3, drejtuesve të tij, moderatorit të emisionit “Report” dhe gazetarit që ka realizuar investigimin. Të njëjtën gjuhë, ai përdori edhe ndaj mediave shqiptare që transmetuan me korrektësi investigimin. Kjo gjuhë u konsiderua skandaloze dhe e papranueshme nga rrjeti ndërkombëtar Safe Journalist. Për më tepër, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave me drejtuesin e RAI 3, Edi Rama u përpoq të intimidonte gazetarët e këtij televizioni, duke cënuar drejtpërdrejtë lirinë e medias.

Pikërisht lidhur me këtë ndërhyrje, Komisioni përgjegjës në Senatin Italian, i mbledhur ditën e djeshme, datë 24 Prill 2024, nëpërmjet kryetares Znj. Barbara Floidi dhe anëtarëve Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico, e konsideruan të paprecedentë dhe të pajustifikuar kontaktimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama me një drejtues të televizionit publik italian për t’u ankuar lidhur me një raportim gazetaresk. Sipas tyre, kjo ndërhyrje është në shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gazetarisë italiane.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama” – thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Etiketa: edi ramagazment bardhi

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Paralajmërimi i frikshëm i Macron: Europa mund të vdesë

Paralajmërimi i frikshëm i Macron: Europa mund të vdesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.