Interpoli kërkon shqiptarin që vrau nga xhelozia ukrainasen dhe të dashurin e saj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për 45-vjeçarin shqiptar, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi tetorin e vitit të kaluar në një shtëpi pushimi në Loutraki. Prokuroria e Korintit lëshoi një urdhër arresti kundër shqiptarit 45 vjeçr, ish-i dashuri i 42 vjeçares ukrainase.

Sipas autoriteteve ai është larguar nga Greqia, prandaj Sigurimi i Korintit ka kërkuar që urdhri të shndërrohet në një urdhër arresti ndërkombëtar. Sipas hetimit të policisë, gjurmët e gishtave të autorit të dyshuar u gjetën në shtëpi, në vendin ku u krye krimi i dyfishtë.

Shtetasi shqiptar natën e vrasjes së dyfishtë kishte mbërritur në Loutraki me një makinë të marrë prej tij me qira. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar makinën e bardhë që ai po drejtonte natën fatale.

Pasi theri 42-vjeçaren ukrainase Fotini Svitlana dhe mikun e saj farmacistin grek, Ioannis Zonitsa 42 vjeç, banorë të Loutraki, ai u mori atyre edhe sendet personale.

Me makinën e marrë me qira ai u kthye në Athinë dhe pasi pastroi automjetin, ia dorëzoi kompanisë në Moskato.

Ai ka qenë më parë i dënuar për drogë dhe grabitje. Por që pas lirimit nga qelitë e burgut ai nuk kishte pasur më probleme me ligjin deri ditën e ekzekutimit me hanxhar të masazhistes, Fotini-Svetlana dhe farmacistit 42-vjeçar në Loutraki.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari e kishte planifikuar deri në detaje vrasjen e dyfishtë. Ai kishte udhëtuar nga Mykonos në Loutraki, dy javë më parë, për të monitoruar nga afër lëvizjet e ukrainases, e cila i kishte kërkuar ndarjen. Sipas hetimeve të policisë, shqiptari dhe ukrainasja nuk ishin takuar më që nga koha kur jetonin të dy në Mykonos.

Shpërndaje
Share.

Komento