Inter triumfon në derbin e Milanos, eliminon rivalët nga kupa

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Derbi i Ialisë mes Interit dhe Milanit ka përfunduar me fitoren e zi-kaltërve. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi me rezultatin 2-1 me nje gol të realizuar nga Kristian Eriksen . Suedezi u tregua i saktë nga goditja e dënimit duke e dërguar topin në rrjet për t’i dhënë avatazhin Interit.

Vetëm në minutën e 98 të takimit Interi arriti të merrte avantazhin për t’u kualifikuar më tej deri në gjysmëfinale.

Ishte suedezi tjeter, Zlatan Ibrahimoviç ai që shënoi i pari për milanezët në minutën e 31. Suedezi pati edhe një konflikt fizik me Romelo Lukakun dhe në minutën e 58 shkaktoi faull duke u larguar me karton të kuq nga sfida.

Për Interin barazoi Lukaku nga pika e penalltisë duke e hapur edhe njëherë sfidën.

Pikërisht në momentin që nuk pritej, ishte Eriksen ai që kaloi të besuarit e Kontes në avantazh  me një supergol nga goditja e dënimit duke lënë të shtangur portierin e Milanit.

Interi kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe është në pritje për të mësuar emrin e kundërshtarit që do të dali nga ndeshja e radhës.

Sfida tjetër është ajo mes Juventusit dhe SPAL-it me torinezët që janë më të favorizuar për ta fituar takimin, në pritje të një derbi me Interin në gjysmëfinale.

Shpërndaje
Share.

Komento