Skip to content
Politikë

Integrimi në BE/ Xhaferi takim me zyrtarin gjerman: Mbështetje e fuqishme për RMV-n

· 1 min lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua sot me përfaqësuesin special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracinin.

Në këtë takim u diskutua se RMV-ja ka mbështetjen e fortë e Gjermanisë për integrimin evropian dhe u përshëndet edhe vendimi i Kuvendit për hyrjen në procesin e negocimit.

Kryeministri Xhaferi shprehu falënderimin për përkushtimin personal të Saracinit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Më tej, u theksua se kjo mbështetje është jetësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu takimi u përqendrua në organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Maqedoni të Veriut, si dhe përgatitjet për integrimin evropian.