Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

INSTAT: Shqiptarët mbajnë makina me motor të fuqishëm, por të vjetra

22:18 09/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Në botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, botuar për herë të parë nga INSTAT, jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Të dhënat i referohen vitit 2019.

Numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “Aktiv” dhe “Të çregjistruar përkohësisht” rezulton 628.937 mjete.

Mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë

“Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %)

Autoveturat sipas markës

Numri gjithsej i autoveturave rezulton 499.779. Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz (30,7%), e ndjekur nga Volkswagen (16,6%) dhe Ford (10,0 %)

Autovetura sipas vitit të prodhimit

Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %.

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volksëagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).

Referuar periudhës së prodhimit 2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volkswagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volkswagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).

Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin 2019: “Mercedez Benz”, “Volkswagen” dhe “Ford”.

Autovetura sipas lëndës djegëse

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %).

Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë Elektrike”,

Autovetura sipas Vëllimit të motorit

Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 % dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: instatmakinamarka

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Voltana Ademi: Po përgatitet fatura e dëmeve nga përmbytjet, do të kërkohet rimbursim

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English