Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Davide Pecorelli jep intervistë nga ‘313’: Do ankimoj masën e sigurisë në Gjykatën e Lartë

08:47 04/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Davide Pecorelli, ish-gjyqtari i futbollit dhe biznesmeni italian i dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Shkodrës për inskenimin e vdekjes së tij në Pukë, ka dhënë një intervistë për median italiane La Nazione nga ambientet e burgut 313, ku ndodhet që nga 8 maji i këtij viti, pas ekstradimit nga Italia.

Pecorelli ankohet për kushtet e vështira në burg, ku ndan një qeli prej 16 metrash katrorë me tetë persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe të rrethuar nga minjtë.

Sipas tij, “tani do të mund të formalizoj rekursin në Gjykatën e Lartë: qëllimi është të marr një masë më pak kufizuese në pritje të gjyqit të shkallës së dytë, i cili është caktuar për 18 shtator”.

Ai ka ndërprerë grevën e urisë pas dy javësh. “Kam vendosur të ndërpres grevën e urisë pas dy javësh. Kam humbur 6 kilogramë”, është shprehur Pecorelli në intervistën për median italiane, duke shtuar se ndonëse kushtet janë ekstreme, ai ka marrëdhënie të mira me të burgosurit e tjerë. “Më trajtojnë mirë, çdo mbrëmje gatuaj makarona për ta: përpiqemi të mbijetojmë, por kushtet janë ekstreme”, tregon ai.

Pecorelli u ekstradua drejt Shqipërisë pas një procesi të gjatë ligjor në Itali. Më 31 mars të këtij viti, Ministria Italiane e Drejtësisë konfirmoi vendimin e gjykatës së Apelit të Perugias, e cila kishte dhënë dritën jeshile për ekstradimin e tij në maj të vitit të kaluar. Vendimi përfundimtar u firmos nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio.

Gjykata e Shkodrës e dënoi Pecorellin më 3 prill 2024 me katër vite burg për disa akuza të rënda, përfshirë “mashtrim”, “dhunim të varreve”, “shkatërrim prone me zjarr”, “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Fillimisht, prokuroria kërkoi tetë vite burg, por gjykata vendosi t’ia përgjysmonte dënimin.

Historia e Davide Pecorellit mori vëmendje të madhe në media që prej janarit 2021, kur ai u zhduk në mënyrë misterioze në Pukë. Atëherë, në një makinë të djegur që ai kishte marrë me qira, u gjetën mbetje skeletore që ngritën dyshime për vdekjen e tij. Por gjithçka rezultoi një inskenim.

Pas nëntë muajsh pa asnjë gjurmë, më 17 shtator 2021, ai u gjet i gjallë pranë ishullit Montecristo në Itali, duke udhëtuar me një gomone. “Po kërkoja një thesar”, ishte deklarata që tronditi opinionin publik, thuajse po aq sa zhdukja dhe rishfaqja e tij e papritur.

Në artikullin e La Nazione, theksohet se pavarësisht kushteve të vështira të burgimit, ai ka akses të përditshëm për të komunikuar me familjen e tij, gruan, katër fëmijët dhe babanë, dhe pret me padurim që të depozitojë rekursin në Gjykatën e Lartë, pas publikimit më 31 korrik të arsyetimit të vendimit nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë.

Aktualisht, çështja e tij ndodhet në shqyrtim në Apel, ndërsa ai shpreson që gjykata të shqyrtojë rrethanat dhe të pranojë kërkesën për një masë më të lehtë sigurie.

Etiketa: Davide Pecorelli

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

Raporti përfundimtar i SHBA-së zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.