Skip to content
Kryesore

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

· 2 min lexim

Sektori i televizionit në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të preferencave të të rinjve.

Rrjetet sociale dhe platformat digjitale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit konsumojnë përmbajtje dhe duke ndikuar tregun tradicional televiziv.

Kjo ka ndikuar edhe në tregun e reklamave, ku reklamuesit po kalojnë më shumë buxhet drejt platformave digjitale për të arritur audienca më të targetuara.

Qarkullimi vjetor i 10 televizioneve që kanë raportuar të dhënat në vitin 2024 ishte 6.6 miliardë lekë (rreth 67 milionë euro), me rënie prej 0.35% me bazë vjetore. (mungojnë bilancet e Ora dhe Ora News, aktiviteti i të cilave është vënë në sekuestro nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe nuk kanë dorëzuar bilancin e 2024 si dhe të Syri TV e Fax News).

Një vit më parë, të ardhurat ishin rritur me rreth 14%. Nga 10 televizione që kanë raportuar të dhënat, pesë prej tyre panë tkurrje të qarkullimit vjetor.

Biznesi i televizioneve duket se po konkuurohet ndjeshëm nga zhvendoja e reklamave në rrjetet sociale dhe në marketingun direkt që bëhet përmes influencarëve.

Tatimet njohtuan më herët kanë ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale. Bëhet fjalë për platformat Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal.

Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimet paraprake dyshohet se janë rreth 33 milionë euro të padeklaruara. Kjo shumë është sa gjysma e të ardhurave që 10 televizionet gjeneruan në 2024-n, me burimin kryesor që janë reklamat e bizneseve.

Oliver Petrovski nga agjencia “New Moment” pohon se tregu i influencuesve është bërë aq i rëndësishëm sa po ndryshon dhe destinacionet e buxheteve të kompanive të mëdha, dukuri që po e ndiejnë madje dhe televizionet që historikisht kanë marrë pjesën e luanit. “Në Shqipëri ky treg është shumë më i zhvilluar se në Maqedoninë e Veriut”./ Monitor