Skip to content
Të Gjitha

Infektohet me Covid-19 drejtoresha, ndërpritet puna në Shërbimin Social Shtetëror në Elbasan

· 1 min lexim

Koronavirusi ka prekur ditën e sotme dhe drejtoreshën e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan.

Sipas ABC News, është karantinuar i gjithë stafi i këtij institucioni deri në marrjen e tamponit të të gjithë punonjësve.Ndërkohë shërbimi për qytetarët do të ndërpritet deri në një njoftim të dytë.

Më herët gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë njoftoi se  gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar 4 raste të reja.

Sakaq e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.