Skip to content
Politikë

Incidenti i Pjerin Ndreut me policinë, Bardhi: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve!

· 2 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sulmin e krye bashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu ndaj policisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Ndreu duhet të jetë në burg sepse është i njëjti që në  “Dosjen 184” kërcënonte me pushim nga puna mësuesit dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.“Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, tha Bardhi.

Shënimi i plotë:

 Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!

Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin.