Skip to content
Të Gjitha

Incident i rëndë në Durrës, palma këputet dhe zë poshtë qytetarët

· 1 min lexim

Një incident i rëndë është regjistruar në Durrës pak momente më parë.

Një palmë është këputur, duke zënë poshtë disa njerëz, një biçikletë dhe një motor.

Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur “Valuta”.

Sipas qytetarëve të shumtë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, si pasojë e rënies së palmës ka pasur edhe të plagosur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë.

Dyshohet se shkak për këputjen e palmës ka qenë era e fortë gjatë dy ditëve të fundit.