Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inceneratorët, Mërtiri, aksidenti i dyshimtë…/ Ministri Ahmetaj, në siklet përballë gazetarëve në emisionin Live. Ja debati…

00:06 23/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

I lakuar e madje i akuzuar për shumë afera ndër të cilat edhe ajo me inceneratorët e mbetjeve, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka folur sot përballë një paneli gazetarësh, si për të paraqitur të vërtetën e tij.

Ai ka folur edhe për aksidentin në Kumanovë, ku ndodhej në automjet sipas tij, me Mirel Mërtirin, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Në një intervistë për “Opinion”, Ahmetaj thotë se, Mërtiri nuk figuron askund dhe mund të udhëtojë me shumë biznesmenë ndërsa u shpreh se po flitet për konspiracion.

Rreplikat:

Ahmetaj: Kur flasim për një aksident që është ngjarje e rëndë, kuptohet që ka konsdegenca personale dhe mbi të gjitha duhet ti referohemi të dhënave zyrtare. Ju referuat Mirelit, Gjokajt, Nardit, janë emrat që nxori investigimi.

Nuk është investigim, është e ditur publike nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe spitali. E para, më nxirrni ku janë pronarët dhe administratorët e inceneratorëve. Ai djali nuk figuron fare.

Kikia: I figuron bashkëshortja.

Ahmetaj: Më fal. E para që është e rëndësishme, unë mund të udhëtoj, të pi kafe me shumë biznesmenë. A e ke ndihmuar në procedurë këtë njeri? Jo. Ke letra dhe unë nuk isha pjesë e procedurës dhe bëhet me kontraktorë tjetër që është Ministria e Mjedisit. Personi që i referoheni nuk figuron fare në dokumente. Aty është pol urth që është kompani ndërkombëtare.

Fevziu: Stela Gugallja a është bashkëshortja e tij? Klodian Zoto është juristi i kompanisë?

Ahmetaj: Çfarë po thoni? Juristi mund të jetë, mund të mos jetë një ditë. Çfarë është? Është i klonuar? Jeni mirë apo s’jeni mirë? Çfarë po bëni? Konspiracion. S’kam ardhur të bëj konspiracion. Personi Mirel Mërtiri nuk figuron fare. Unë si Ministër nuk kam qenë pjesë e procedurës.

Me Mërtirin jam njohur në kafe, me ty në shkollë, me Bashkim Ulajn jam njohur në një tryezë pune, me Salillarin në një darkë miqësore.

Mërtiri, është bashkëjetuesi i Stela Gugallias, e cila ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit, studimin e të cilit e kishte bërë më herët Klodian Zotos, i cili ka në pronësi nga ana tjetër kompaninë që menaxhon mbetjet e Fierit.

Ndërkohë që po ky biznesmen, është në krye të kompanive që do të menaxhojë mbetjet e Tiranës, duke e përqendruar si asnjëherë në pak duar, një prej aferave më të diskutueshme të kohëve të fundit.

Pagesat për inceneratorët

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, sqaroi në emisionin “Opinion” kontratën për inceneratorët.

Ministri iu përgjigj akuzave se kjo kontratë është hartuar dhe negociuar brenda një dite, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi janë bërë katër muaj punë, që ka kulmuar më 16 dhjetor 2014, kur u firmos kontrata.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konsekuencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj.

Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”,- tha Ahmetaj.

/Burimi: Tv Klan/ GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: ahmetajaksidentiInceneratoretMertiri

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para

Temperatura mesatare, ja si parashikohet moti për sot, 23 tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.