Skip to content
Të Gjitha

Imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin me “Babalen”, Fredi Alizoti fiton lirinë

· 1 min lexim

Fredi Alizoti është liruar me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Organi i drejtësisë vlerësoi se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh.

Alizoti ishte një nga personazhet kyç në çështjen “Babale”.

Fredi Alizoti sipas dosjes hetimore, kishte imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në audio-përgjimin fillestar.

Në materialin fillestar, dëgjohet Albert Veliu, ose i njohur ndryshe “Babalja”, i cili bisedon me një person për të cilin u pretendua se ishte Agron Xhafaj, për pazare droge.

Denoncimi u bë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili publikoi një intervistë mes Veliut dhe gazetarit, Jetmir Olldashi, të zhvilluar në selinë e PD-së.

Në përfundim të hetimeve, gjykata vendosi 1 vit burg për Ervin Salianjin, 3 vite e 6 muaj për Albert Veliun, 2 vite për Fredi Alizotin dhe 6 muaj për gazetarin Olldashi, dënimi i të cilit u konvertua në 100 orë punë në komunitet.