Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ilir Rrapaj, pronari i “Sterilizimit”, shpërblen veten me 120 mijë euro për suksesin se fitoi tenderin 100 mln euro!

11:37 22/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Konçesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, rezulton të jetë një nga aferat më të mëdha në sistemin shëndetësor shqiptar.

Konçesioni ka vijuar funksionimin përmes mekanizmit të mashtrimit përmes faturave fiktive, duke lidhur kontrata konsulence dhe duke hapur një zinxhir kompanish me pronarë vetë protagonistët e këtij konçesioni dhe punonjësit e tyre.

Në skemën e falsifikimit të faturave, mashtrimit dhe korrupsionit krijohet dyshimi i arsyeshëm se dalin dhe pronarët italianë, si dhe një grumbull njerëzish shqiptarë që u punësuan si drejtorë në “Sani Service”.

Pasi firmosën me ministrin Ilir Beqaj në 10 dhjetor 2015 kontratën konçesionare, 15 ditë para lidhjes së kontratës, pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve në “Sani Service”, Ilir Rrapaj, ka vendosur të shpërblejë vetëm me 120 mijë euro.

Shpërblimi ka ardhur përmes një kontrate konsulence që Ilir Rrapaj ka bërë me kompaninë e tij konçesionare “Sani Service”.

Rrapaj ka pasur një impenjim të gjatë dhe ka lobuar fort për fitimin e këtij konçesioni. Ndaj për këtë lodhje, kompania e tij ka vendosur të shpërblejë pronarin e saj me 120 mijë euro.

E njëjta gjë është bërë dhe me Elisabetta Anzanello, e cila është Drejtoreshë në Sani Service dhe njëherësh gruaja e italianit aksioner në “Sani Service”, Umbro Staçini.

Anzanello ka përfituar për këtë konsulencë 162 mijë euro të mara në tre këste të ndryshme.

Shpërblim financiar ka fituar dhe vetë Staçini. Në dosjen e SPAK të siguruar nga “Ora” nënvizohet se kontrata e shërbimit mes pronarit kryesor të “Sani Service” dhe kompanisë së tij, është lidhur në 25 nëntor 2015, vetëm 15 ditë para se të zyrtohej kontrata nga ministri Ilir Beqja dhe administrator Admir Daca.

Një ditë më pas nga Rrapaj, në 26 nëntor 2015 italiani Umbro Staçini, ka lidhur një kontratë konsulence me kompaninë “Sani Service”, kundrejt shpërblimit fiks 120 mijë euro. Në datën 25 nëntor 2015 është lidhur Kontratë shërbimi ndërmjet SaniService dhe Ilir Rrapaj.

Shpërblimi ishte për ofrimin e shërbimit të konsulencës teknike dhe profesionale në mbarëvajtjen e shërbimeve të integruara objekt i koncensionit, koordinim i strategjive për konsolidim dhe tutelën e raporteve me interlokutorët dhe subjektet publike e private të përfshira në objektin e koncensionit, koordinim në konsolidimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në respekt të etikës dhe mënyrave më të avancuara për garantimin e produktivitetit dhe stabilitetit afatgjatë, për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës së koncensionit, me një tarifë vjetore 120.000 euro.

Në këtë kontratë ndër të tjera thuhet shprehimisht:

”… Ilir Rrapaj është impenjuar gjatë gjithë periudhës përgatitore të dokumentave të garës duke vendosur në dispozicion të gjitha kompetencat dhe mjetet e veta në dispozicion…”.

Kontratë konsulencë-Performanca e punës intelektuale ndërmjet “SaniService” me Elisabetta Maria Anzanello e datë 16 Tetor 2016, për periudhën 1 janar 2017 deri 31 dhjetor 2017, në shumën 52 mijë e 500 euro.

Kontratë në datë 9 janar 2018 për vitin 2018 në vlerën 40 mijë euro. Dhe kontratë në datë 1 janar 2021 në vlerën 70 mijë euro në vit.

Gjithashtu në 4 janar 2016, aksioneri tjetër i kompanisë konçesionare “Sani Service”, “Ujet Srl” lidh një marëvjeshje shërbimesh me kompaninë e tij, për koordinimin me organin administrativ të “SaniService” për të ofruar ndrihmën e nevojshme në kryerjen e shërbimeve, të vendosë në dispozicion të koncensionarit personelin dhe konsulentët profesionistë të pajisur me kompetencat dhe pervojën e përshtatshme, për aktivitetet që do të kryejë “SaniService”, etj.

Pagesa për këto shërbime është parashikuar në shumën 198.000 euro gjithëpërfshirëse, të ndara në dy këste nga 73.000 euro për aktivitetin e vitit 2016 dhe 52.000 euro për aktivitetin e vitit 2017.

Gjithashtu në 2 janar 2018, kompania tjetër italiane “Tecnosanimed” lidh një marëveshje me konçesionaren “Sani Service”, ku është pronare dhe vetë, për ofrimin e shërbimeve të planifikimit, organizimit, koordinimit të vazhdueshëm të aktiviteteve të ndryshme për ekzekutimin korrekt të menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme mjekësore biologjike.

Janë dhe shumë raste të tilla që përmes marëveshjeve për konsultim dhe shërbimesh, vetë pronarët e konçesionit kanë dakordësuar me kompaninë e tyre konçesionare, për të fituar një pjesë të parave në këtë formë./Ora News

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Paraja gjithsej me rritjen më të ulët në katër vjet, forcimi i lekut frenoi ofertën monetare

Paraja gjithsej me rritjen më të ulët në katër vjet, forcimi i lekut frenoi ofertën monetare

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English