Skip to content
Bota

“Iku koha kur SHBA mbretëronte”, Koreja e Veriut reagon për herë të parë mbi luftën

· 2 min lexim

Për herë të parë ka reaguar Koreja e Veriut për luftën Rusi-Ukrainë.

Ministria e jashtme e Koresë së Veriut  ka reaguar nëpërmjet të një deklaratë të bërë nga një studiues që i ka konsideruar Shtetet e Bashkuara  si “shkaku kryesor” i krizës evropiane për ndjekjen e sanksioneve dhe presionit të njëanshëm duke shpërfillur kërkesat legjitime të Rusisë për sigurinë e saj.

Uashingtoni ka ndjekur “supremacinë ushtarake në mospërfillje të kërkesës legjitime të Rusisë për sigurinë e saj” në bazë të  komentit, që i atribuohet Ri Ji Song, një studiues në Shoqërinë e Veriut për Studimin e Politikës Ndërkombëtare.

Në postimin e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të Veriut thuhet: Shkaku rrënjësor i krizës ukrainase qëndron ne arbitraritetin e SHBA-së.

Gjithashtu Ri kritikoi SHBA-në për mbajtjen e një “standard të dyfishtë”, duke thënë se ajo ndërhyri në punët e brendshme të vendeve të tjera në emër të “paqes dhe stabilitetit”, por “por ajo denoncon për asnjë arsye të mirë masat vetëmbrojtëse të marra nga vendet e tjera për të siguruar sigurinë e tyre kombëtare”.

“Iku koha kur SHBA mbretëronte supreme”, shkruhet në postim.  “

Lufta e Putinit formon pothuajse të gjithë gjeopolitikën tani” John Delury, një  profesor në Universitetin Yonsei të Koresë së Jugut në Twitter.