IKMT nis shembjen e godinave të rrezikshme në Durrës, vijon puna për përcaktimin e shkallës së dëmeve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit ka nisur punën në Durrës, për shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

IKMT po punon për shembjen e hotel “Lubjana”, pjesa më e madhe e të cilit u shkatërrua nga tërmeti. Në terren ndodhet edhe drejtuesja e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Gjithashtu po vijon puna në terren, për përcaktimin e shkallës së dëmtimit në banesa.

Grupet shqiptare po punojnë me ekspertët e huaj, për të verifikuar dëmet dhe për të vendosur për mënyrën sesi do të ndërhyhet.

Kujtojmë këtu se nga tërmeti apokaliptik humbën jetën 51 persona.

Gjithashtu mijëra të tjerë kanë mbetur për shtëpi, pasi banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme.

Për momentin ata janë strehuar me çadra dhe nëpër hotele.

Zonat më të prekura nga tërmeti ishin Durrësi dhe Thumana.

Ndërkohë lëkundjet e tërmetit vijojnë ende dhe deri më tani janë regjistruar mbi 800 pasgoditje.

Shpërndaje
Share.

Komento