Skip to content
Të Gjitha

Igli Tare dënohet nga federata italiane për arsyen më të pabesueshme

· 1 min lexim

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë Igli Tare, duke se është në telashe.

Ai ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit, pas episodit të penalltisë që ndëshkoi Lacion në transfertën e mesjavës në Emilia-Romanja kundër SPAL-it.

Tare ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendas, penallti e cila u shndërrua në gol.

Ky veprim duket se e ka nervozuar shumë Igli Taren, i cili nuk e ka lënë me aq, por i ka vazhduar  kritikat e tij edhe në përfundim të sfidës, çka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro drejtorin sportiv të Lacios.