Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ia “ngecin” bukën në fyt shqiptarit, Policia britanike e arreston brenda shtëpisë së tij, ja arsyeja (Emri)

21:30 11/07/2022
Reading Time: 2 min lexim
A murder investigation has been launched after a woman was found dead at an address in Wells, Somerset 08/11/2021

Credit: Emily Berridge/SomersetLive/BPM

A murder investigation has been launched after a woman was found dead at an address in Wells, Somerset 08/11/2021 Credit: Emily Berridge/SomersetLive/BPM

Ia “ngecin” bukën në fyt shqiptarit, Policia britanike e arreston brenda shtëpisë së tij, ja arsyeja

Një 63-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë britanike pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike të tipit kanabis. Banesa ku jetonte shqiptari  në Sëansea të Uellsit ishte kthyer në një fermë për prodhimin e kanabisit. Mësohet se i arrestuari quhet Bajram Koleci dhe është arrestuar brenda në shtëpi teksa po hante bukë.

Vlera e bimëve narkotike të kultivuara nga Bajram Kleci sipas mediave vendase mund të kapte vlerën  pothuajse 200 mijë paundve. Gjykata e Lartë në Sëansea dëgjoi nga prokurori se si Koleci kishte shndërruar banesën mbi Station Road në Port Talbot, që më parë kishte funksionuar si qebaptore dhe shërbente pula të skuqura, në një fermë kanabisi.

Oficerët, duke vepruar me inteligjencë hynë në godinë më 11 shkurt të këtij viti për të gjetur brenda në pronë shqiptarin dhe një burrë tjetër. Ata zbuluan gjithsej 686 bimë, nga të cilat një ekspert vlerësoi 457 prej tyre, sepse pjesa tjetër ishin në gjendje të keqe.

Ata gjithashtu gjetën dy telefona celularë me të dhëna që i atribuohen Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë për ta udhëzuar për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B. Gjithashtu u gjetën dëshmi sesi shqiptari kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Pas arrestimit të tij, 63-vjeçari u tha oficerëve: “Jam detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam para borxh për të shlyer”. Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por “u kërcënua me armë dhe u fut me forcë brenda në shtëpinë e barit”.

Koleci u konstatua se nuk kishte një vendbanim të caktuar. Avokati i tij, Stephen Thomas tha: “Ai është një emigrant i paligjshëm në këtë vend. Ai erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për t’u përpjekur për të përmirësuar jetën e tij. Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë. Ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë ndërtimi në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik dhe ka rrahje zemre të çrregullt. Ai ka punuar për ata më lart për një shpërblim të vogël. Atij i vjen shumë keq për sjelljen e tij dhe e pranon se ajo që bëri ishte e gabuar dhe i vjen keq që u përfshi në këtë sipërmarrje”.

Gjyqtari Paul Thomas e dënoi Kolecin me dy vjet e tetë muaj burg. Pas vendimit ai tha: “Ju jeni përfshirë në një operacion të sofistikuar me manovrimin në matësin e energjisë elektrike. Ju ishit pjesë përbërëse e ndërmarrjes kriminale siç tregohet nga mesazhet e celularit”.

Të tjera

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve
Aktualitet

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Kjo ishte një nga batutat që u dëgjua dje mes protestuesve, të cilët ironizuan kryeministrin Edi Rama për...

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Para
Shqiptarët nuk “kursejnë” askënd që iu del përpara, e pësojnë 4 karabinierë

Shqiptarët nuk “kursejnë” askënd që iu del përpara, e pësojnë 4 karabinierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

“Çoni lokacionin!” Protestuesit ironizojnë Ramën: Nuk u zinte besë as të tijve

08:58 13/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.