Skip to content
Të Gjitha

I vodhi çantën qytetarit në Rinas, e pëson keq “skifteri” anglez

· 2 min lexim

Ditën e sotme një shtetas anglez është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë në aeroportin e Rinasit.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale Sh. T., kishte denoncuar në polici se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale.

Pas kontrollit, efektivët kanë kapur autorin, 47-vjeçarin me iniciale N.E., që mbante me vete çantën e vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë gjetën çantën e dorës të një shtetasi, të cilën që ia kishte vjedhur një shtetas nga Anglia, në ambientet e aeroportit.

Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Policisë Kufitare po vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe të krimeve ndërkufitare, si dhe për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qyetarëve, në hyrje dhe në dalje të RSH-së.