I vodhën me forcë orën dhe celularin, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy të rinj janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia e Tiranës për vjedhjen me dhunë të një 29-vjeçari.

K.A., 26 vjeç dhe Xh. F., 28 vjeç janë arrestuar pasi kanë hyrë në banesën e një të riu, banues në Tiranë dhe i kanë grabitur një orë dore të shtrenjtë dhe aparatin e tij celular duke përdorur dhunë fizike.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia, në banesat e dy personave të arrestuar, janë gjetur edhe dy sendet e denoncuara të humbura nga personi M.M.

Njoftimi i policisë

-K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

-XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Arrestimi i tyre u bë pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje
Share.

Komento