Skip to content
Të Gjitha

I vihet flaka “Range Roverit” të biznesmenit në Sarandë

· 1 min lexim

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës.

Mjeti i djegur është i tipit “Range Rover” dhe është në pronësi të një biznesmeni. Makina i përket shtetasit Q. M., ndërsa ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së tij.

Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, ku për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Pronari i mjetit është marrë në pyetje nga policia për të zbuluar edhe pistat e hetimit.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.08.2019, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.4 pranë Stadiumit Sarandë është djegur automjeti Land Rover në pronësi të shtetasit Q.M. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të djegies së mjetit dhe për sqarimin e rrethanave.”