Ditën e sotme janë arrestuar 5 persona nga polica në qytetin e Kukësit. Ato u kapën në flagrancë pasi posedonin 20 kg lëndë narkotike , e dyshuar kanabis , një shumë parash prej 1.250 euro, 1 automjet dhe 10 telefona. Në sajë të operacionit të koduar “Long ëay”, policia ka bërë të mundur indetifikimin dhe më pas kapjen e autorëve. Sipas burime zyrtare, bëhet me dije se pas hekurave ranë Dritan Xhindaj, 33 vjeç, Tautant Bejaj, 36 vjeç, Tili Xhindi, 34 vjeç, SKerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë. Dyshohet se mund të ketë persona të tjerë që kanë qenë të implikuar, por policia po vazhdon ende hetimet
NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë Kukës.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas. Sekuestrohen 20 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1.250 euro, 1 automjet dhe 10 telefona. Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të procedimit penal të nisur disa ditë më parë, kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Long ëay”.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë operacionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.