Skip to content
Kronikë

I shpëtoi për mrekulli 20 plumbave ne Shkodër, çfarë deklaron 25-vjeçari

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshmë, Shkodra është tronditur nga një attentat, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Shënjestra e plumbave ka qenë 25-vjeçari, Alban Bruçi, i cili po udhëtonte në një makinë  tip ‘Audi A3’, me targa ‘AB 199 BA.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga atentati që iu bë Alban Bruçit mbrëmjen e djeshmë.  Vlen të theksohet se në dëshminë e tij ai ka thënë se nuk ka asnjë ide se cilët mund të jenë autorët dhe se ka qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan në drejtim të tij për ta qëlluar.

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”,  ka deklaruar 25-vjeçari para grupit hetimor.

Nga administrimi i provave materiale më vend ngjarje janë gjetur 20 gëzhoja të kalibrit 7.65 ndërsa 10 predha kanë goditur mjetin në të cilin udhëtonte i riu. Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se është përdorur armë zjarri automatike e llojit skorpions me silenciator.

Kujtojmë që Bruçi është arrestuar në vitin 2016-të se ka plagosur një person me armë.