I shpërtheu telefoni teksa po flinte, adoleshentja gjen vdekjen e menjëhershme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një adoleshente ka humbur jetën pas shpërthimit të celularit të saj.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Bastobe në Kazakistan.

Sipas “Daily Mail”, viktima është 14-vjeçarja Alua Asetkyzy Abzalbek.

Kjo e fundit kishte vendosur telefonin në karikim poshtë jastëkut dhe po flinte duke dëgjuar muzikë.

Në mëngjes ajo u gjet e vdekur, me baterinë e cila kishte shpërthyer pranë kokës së saj.

Sipas ekspertëve, adoleshentja ka pësuar disa dëmtime në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ata shtojnë se telefoni ka shpërthyer, si pasojë e mbinxehjes së baterisë.

Shpërndaje
Share.

Komento