Skip to content
Kryesore

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, në pranga 39-vjeçari

· 1 min lexim

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje është arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Policia e Shtetit ka konfirmuar ndalimin e Deni Meçollit, i njohur edhe me emrin Denis Meçolli, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte lëshuar urdhër arresti që prej 9 shkurtit 2025, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas autoriteteve, më 4 shkurt 2025, në qytetin e Korçës, ai ka tentuar të vrasë me thikë një 40-vjeçar, shtetasin E. Sh.

Aktualisht, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën po ndjekin procedurat për ekstradimin e Meçollit drejt Shqipërisë.