Skip to content
Aktualitet

I shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve, arrestohet 34-vjeçari në Rinas, në pranga dhe 6 të tjerë

· 2 min lexim

Autoritetet e Policisë vijojnë punën e tyre për kapjen dhe procedimin e personave që kryejnë vepra të ndryshme penale. Falë kontrolleve të kryera është bërë i mundur arrestimi i shtatë personave.

Një 34-vjeçar i akuzuar për falsifikim të dokumenteve është arrestuar në Rinas, teksa kthehej nga Gjermania.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe 3 persona të tjerë të akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike në familje.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.G, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij;

  1. B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.S, 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;

R.P, 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.