Skip to content
Kryesore

I shkuan për ndihmë, i riu godet shërbimet e urgjencës në Durrës

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me një send të fortë shërbimet e urgjencës që kishin shkuar për ndihmë mjekësore në banesën e tij në fshatin Përlat.

Pas ngjarjes, autoritetet reaguan dhe dërguan policinë në vendin e ngjarjes, ku arrestuan shtetasin L. D., 39 vjeç.

Gjatë shoqërimit, ai ka kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë për shkak të detyrës.

Policia ka njoftuar se autori është vënë në pranga për veprimet e tij.