I rrahën emigrantët që t’u vidhnin paratë, shkodranët arrestohen nga policia

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Shkodrës ka arrestuar pesë persona, të cilët u premtuan disa shtetasve nga Lindja e Mesme, kalimin e kufirit drejt Malit të Zi, kundrejt parave.

Në pranga kanë rënë : G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Sipas policisë, këto shtetas i kanë futur në pyllin e Grudës emigrantët dhe i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’i vidhnin sendet personale.

Mirëpo nuk ja kanë arritur dot dhe më pas janë larguar.

Pas hetimeve, blutë arritën të identifikonin 5 shkodranët, të cilët akuzohen pët veprat penale  “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 automjete, me të cilat dyshohet se janë transportuar refugjatët.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ” Stroke”, si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.

Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje
Share.

Komento