Skip to content
Të Gjitha

I riu nga Korça rrëfen historinë e mësuesit pedofil: I fuste duart çunave poshtë bluzës, të gjithë mësuesit e dinin në shkollë!

· 2 min lexim

Opinioni publik shqiptar është tronditur nga abuzimi seksual i një 15-vjeçareje në Babrru, nga roja e shkollës.

Abaz Doka, 65 vjeç përdhunoi 15-vjeçaren dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.

Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure emrin e saj me epitete ofenduese derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të.

Nisur nga kjo ngjarje, shumë persona kanë marrë indicie të tregojnë në media edhe historitë e tyre që mund të kenë pasur në shkolla.

Edhe një i ri nga Korça ka denoncuar hapur pedofilinë për një mësues në gjimnazin “Faik Konica” në Korçë.

Sipas të riut, askush nuk ka reaguar për mësuesin pedofil, për të cilin e dinte e gjithë shkolla.

Në videon e publikuar djali rrëfen sesi mësuesi kapte çunat nga trupi dhe iu fuste duart poshtë bluzës.

I riu i bën thirrje shokëve të klasës, por edhe mësuesve që ishin në dijeni të kësaj situate të reagojnë sa nuk është vonë.

Denoncimi i djalit:

Pas 14 vitesh duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit edhe unë kam reflektuar.

Kam reflektuar për mësuesin tonë pedofil në shkollën e gjuhëve të huaja “Faik Konica” në Korçë.

Shokët e mi të klasës reflektoni për diçka. E mbani mend atë mësuesin që ju fuste duart çunave poshtë bluzës.

Publikojeni, unë quhem Danjel Hyseni dhe dua të bëhem zë për ata që nuk kanë zë.

https://www.facebook.com/daniel.deche/posts/3341520385867165