I ndalohet dalja jashtë shtetit, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, ka pezulluar nga detyra 7 efektivë policie, si dhe u ka ndaluar daljen jashtë shtetit.

Hetimet kanë zbuluar, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Efektivët e pezulluar janë Xhevair Babasi, Sabri Danaj, Muharrem Celami, Dervish Sana, Fatmir Beqaj, Kadri Daci dhe Nuri Sefa.

Ata akuzohen për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike, fshehje dhe manipulim të ngjarjes, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-evidentim i kallëzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore.

Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi kanabisi.

“Punonjësit e Policisë kryenin funksione të ndihmës/specialistit për Rendin, në Komisariatin e Policisë Krujë, në DVP Durrës. Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme, ku veprimet dhe mosveprimet e tyre konsistojnë në favorizime të kultivimit të bimëve narkotike, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos-evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore, etj. Gjatë hetimeve u sekuestrua një sasi kanabisi dhe u asgjësuan bimë narkotike”- theksohet ne njoftim.

SHÇBA po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Shpërndaje
Share.

Komento