I mori jetën të riut shqiptar, italiani refuzon t’i paguajë dëmshpërblimin familjarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 35-vjeçar italian është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për vrasjen e një shqiptari që e gjeti brenda shtëpisë së vëllait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të viti 2013, e ndërsa 35-vjeçari me profesion mekanik, ka refuzuar t’i paguajë këtë shumë familjes së të ndjerit. Shuma që italiani duhet të paguajë është 125 mijë euro.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit në Breshia kishte urdhëruar mekanikun 35-vjeçar të paguante këtë shumë, pas kërkesës së familjarëve të 26-vjeçarit Eduard Ndoj.

Tashmë mbetet Gjykata e Kasacionit, e cila do të japë vendimin përfundimtar në 9 tetor, si për shumën prej 125 eurosh dëmshpërblim ashtu edhe për dënimin e Mirco Franzonit, personit që qëlloi me pushkë Ndojn, 6 vite më parë, kur e pa brenda banesës së vëllait.

Shpërndaje
Share.

Komento