Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I morën qytetarit 800 euro duke i premtuar leje punësimi në Gjermani, “fundosen” 2 vajza në Fier

15:18 03/03/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotm, në Fier kanë rënë në prangat e policisë Veriana Gega (Ziu) 31 vjeçe dhe bashkëpunëtorja e saj Besime Agush (Dida) 25 vjeçe.

Mëoshet se këto shtetase mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim përfitimin monetar me pretendimin që nxirrnin leje punësimi në Gjermani.

Ndërkohë që priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Metoda”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Mashtroi përmes celularit, një shtetas, për një leje punësimi në Gjermani, teksa ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim, vihet në pranga 31-vjeçarja.

Në pranga edhe një shtetase tjetër, bashkëpunëtore e 31-vjeçares.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në bazë edhe të denoncimeve të marra nga qytetarë të ndryshëm, siguruan prova se një shtetase vijonte të mashtronte përmes pajisjeve elektronike, shtetas të ndryshëm, me qëllim përfitimin, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për këtë krim.

Bazuar në këto prova, Policia e Fierit organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Metoda”, në kuadër të të cilit u ndaluan për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, 2 shtetase banuese në Tiranë, konkretisht:

– V. G.(Z)., 31 vjeçe, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”;
– B. A.(D)., 25 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se këto shtetase mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim përfitimin monetar. Në kuadër të operacionit “Metoda”, 2 shtetaset u vunë në pranga, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe duke përdorur dokumente false, kanë përfituar shumën 800 euro, nga një shtetas nga Fieri, me pretendimin se do t’i nxirrnin atij, një leje punësimi në Gjermani.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve të tjera të mashtrimit të kryera nga këto shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Ekzekutimi i 3 grave në Tiranë, Komisioni i Ligjeve kërkon informacion nga disa institucione

Ekzekutimi i 3 grave në Tiranë, Komisioni i Ligjeve kërkon informacion nga disa institucione

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English