Skip to content
Të Gjitha

“I lidhën pas makine dhe i dogjën”, ekstradohet nga Gjermania “i tmerrshmi” i Beratit

· 2 min lexim

Ditën e sotme Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania 56-vjeçarin Byniamin Hajro. Në vitin 1998 Hajro u akuzua për vrasjen e Arian Avdullait dhe Eduart Pemës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt Tiranës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e dënoi me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja e zbardhur e ndodhur në 2 qershor 1997, ndodhi në shenjë hakmarrje për një të afërmin e tyre që akuzohet për vrasje dhe grabitje me armë.

“Banda e Vakëfit”, rrëmbeu  në lagjen “Kushtrimi” Eduart Pemën dhe Arjan Avdullain.

56-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë i kanë lidhur  me tela me gjemba dhe më pas i torturuan gati për vdekje, ku edhe i dogjën.

Ata i kanë tërhequr zvarrë në mes të qytetit ku kanë tmerruar edhe qytetarët. Ngjarja e rëndë ka pasur dëshmitarë të shumtë, ku nga frika por edhe nga vitet e vështira në të cilat ndodhej Shqipëria, nuk ka folur askush.

“Banda e Vakëfit” Berat:

Benjamin Hajro (Bujo Çami), sot u ekstradua nga Gjermania, kreu i grupit.

Kudret Zhuka, 49 vjeç, i arrestuar

Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i arrestuar

Gazmend Hoxha, 41 vjeç, në kërkim.