Skip to content
Kronikë

I la motrën “në derë”, durrsaku qëllon me thikë kunatin (Emrat)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e some në qytetin e Durrësit, ku ka mbetur i plagosur një person.  Autor i dyshuar i plagosjes dyshohet kunati i tij, i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë.  Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha. Gjithçka thuhet se ka nisur pasi disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej.

“Nuk e dua më. Do ndahem prej saj”, kaq mjaftoi që Festim Hoxha të ‘tërbohej’ dhe më pas të qëllonte me thikë kunatin e tij.

“Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Vlen të përmendim që Durrësi është përfshirë nga disa plagosje këto ditë.  Ditën e djeshme një 20-vjeçar goditi me thikë të vëllanë pasi u shqetësuar nga zhurma e alarmit, që ishte vendosur për t’u zgjuar në syfyr.